Një ndër momentet e saj më të bukura dhe më të rëndësishme Kejsi Tola ka dashur ta ndajë me të gjithë miqtë në “Facebook”, dhe së fundmi ka publikuar këtë foto, ku këngëtarja shfaqet me veshjen tradicionale të diplomimit.

Urime pafund nga të gjithë, ndërsa disa të tjerë i bëjnë vërejtje se edhe pse shfaqet me veshjen përkatëse të përfundimit të shkollës, Kejsi përsëri nuk i lë takat e larta.

Siç shihet qartë, për atë ditë të veçantë, Kejsi ka zgjedhur një palë këpucë të zeza me taka shumë të larta.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here