Kejsi Tola se fundmi ka prezantuar kengen me te re ne edicionin e 13-te te “Kenges Magjike”. Ne nje interviste per “Koha Jone” Kejsi Tola na rrefen bashkepunimin me Pirro Cakon, fillimet e saj ne karriere, “rrembimin” e duartrokitjeve ne Eurovision, si dhe projekte e saj te njepasnjeshme ne skenat shqiptare.

Me tej gjate intervistes Kejsi tregon femijerine e saj te vecante si dhe lidhjet e ngushta me familjen, dhe sidomos me motren.

. Kengetarja qe ka prekur qe 16-vjece skenen magjike te Eurovisionit, na tregon se po punon vrullshem per te prekur majat e skenave dhe sukseseve qe do ta ndjekin ne vazhdim.

Nga Izaura Ndoj

“Me jeto” eshte kenga me e fundit qe prezantuat ne festivalin e “Kenges Magjike”, ne nje bashkepunim me kantautorin Pirro Cako?

Ishte nje kenge te cilen une ia kerkova Pirro Cakos, per “Kengen Magjike” dhe, ishte nje zgjedhje e imja te cilen Pirro e aprovoi. Gjithashtu “Me jeto” eshte nje kenge qe me pelqeu qe heren e pare qe e degjova dhe e mora pa dyshimin, me te vogel per ta nderruar me nje tjeter. Kompozimi dhe teksti jane nga Pirro Cako..!! Persa i perket fabules, eshte nje histori dashurie e cila kerkohet te jetohet aq sa te mundet sepse neser nuk dihet cfare ndodh dhe mund te jete vone.

Fabula e kesaj kenge i dedikohet dikujt?

Jo, kenga nuk i dedikohet ndonje personi te vecante. Eshte nje kenge qe i dedikohet te gjithe atyre personave qe e degjojne e shijojne, ndoshta edhe mund ta jetojne!

Nje note dominonte eshte dhe roli i familjes. Sa ka ndikuar familja ne zgjedhjet tuaja?

Familja ime, prinderit apo edhe motra ime kane qene gjithmone prane meje dhe sigurisht qe keshillat e tyre kane ndikuar dhe kane qene pjesa me e rendesishme per te gjitha zgjedhjet e mia. Gjithcka e diskutoj me pare me ta.

Cilat jane momentet tuaja feminore me te vecanta?

Po ti rikthehem femijerise mund te them se kujtimet dhe momentet me te bukura qe kujtoj jane pjesemarrjet dhe daljet e mia te para ne skene, emocionet apo edhe frika qe madheshtia e skenes percjelle.

Si eshte marredhenia juaj me librin, duke ditur qe shkolla qe ndiqni ju favorizon ne kete drejtim?

Studioj per kanto ne Akademine e Arteve dhe, ne shkolle nuk eshte se me duhet te lexoj shume. Por, ne kohen e lire apo gjate pushimeve lexoj edhe me pelqen shume.

Sa kohe ju ze muzika gjate dites?

Pothuajse te gjithe diten ose jam duke degjuar muzike ose jam duke degjuar leksione muzike apo duke kenduar. Te pakta jane oret qe nuk jam duke bere nje nga keto qe siper permenda.

Si nis nje dite e zakonshme per Kejsin?

Zgjohem pergjithesisht ne oren 7 e 30 ose ndoshta pak me vone, pastaj ne shkolle varet se si jane oret e mesimit. Rastis qe mund te kem edhe ndonje angazhim, takim apo edhe ndonje kafe te shkurter me miqte e mi. Dhe me pas ne shtepi studioj ose lexoj, ndersa pasditeve shkoj ne palester tri ose kater here ne jave.

Kejsi jeni nga ato vajza qe nuk keni bere ndryshime ne paraqitjen tuaj, edhe pse skena ju ka dhene sukses?

Une jam nje person qe nuk me pelqen te dal shume jashte kornizave te personalitetit tim ose te bej gjera te cilat me bejne te mos ndihem rehat me veten, si dhe gjera te ekzagjeruar. Sigurisht, qe jam munduar dhe kam punuar te ndryshoj por ne menyre graduale.

Eurovisioni eshte skena e endrrave te shume kengetareve. Si i kujtoni momentet e daljes ne Eurovision pasi perfaqesuat kombin tone?

Pjesemarrja ne Eurovision eshte nje dalje qe me ka vlejtur me te vertete shume sepse me ka ndihmuar dhe me ka rritur profesionalisht. Emocionet qe kam provuar atje besoj se nuk do te kthehen per nje here te dyte. Madheshtia e asaj skene apo edhe organizimi gjigant i atij eventi te benin te ndieje emocione te vecanta, si dhe mund te them se ato kane qene momentet kur e kam ndier veten me krenare dhe me shqiptare se asnjehere tjeter.

Kemi pare shume kengetare te reja qe gjenden nen vorbullen e fiksimit pas linjave, po Kejsi eshte e fiksuar?

Pak. Mendoj se eshte e rendesishme te ndjehesh mire me veten por edhe te dukesh mire, prandaj edhe une po mundohem te humbas disa kilogram por, jo se jam e fiksuar.

Cilat jane momentet e merzitjes per Kejsin?

Pergjithesisht merzitem kur gjerat qe dua nuk shkojne si duhet por, mundohem ti rregulloj dhe keshtu cdo gje kthehet ne rregull perseri.

Pas nje suksesi si nje kengetare e talentuar edhe pse ne nje moshe te re, mendoni se keni arritur majat?

Eshte shume heret per te arritur majen por, jam duke punuar shume per te arritur ate qe dua.

Cila eshte skena e endrrave tuaja?

Ajo skene qe do me mbushi me emocion dhe do te me dhuroje duartrokitje pafund.

Cili eshte mashkulli ideal per ju?

Ai person qe do te me doje dhe vleresoje per ate cfare jam, te me qendroje prane dhe te me keshilloje per ate cfare duhet te jem.

Projektet e tua ne vazhdim?

Ende nuk kam nje plan por mund te them pjesemarrje dhe kenge te reja ne cdo eveniment muzikor ne Shqiperi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here