Richards ka konfirmuar se ai do të rikthehet në rolin e kapitenit Teague për vazhdimin e pestë të filmit “Pirates of the Caribbean”.

Kitaristi i grupit Rolling Stones nuk është i sigurt se kur do të fillojë xhirimi i filmit të ri, por e di se ai sërish do të jetë baba i Johnny Depp, i cili në film luan karakterin e kapitenit Jack Sparrow.

“Kështu thonë ata, e dini, unë tashmë i kam marrë kostumet, dhe pres për fillimin. Nuk e di nëse do të jetë vitin e ardhshëm kur ne do të xhirojmë, por siç thash, tashmë e kam marrë kostumin dhe mjekrën dhe këmishën”, ka thënë Richards.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here