Bashkëshortja e reperit, Stresi, Keisi është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”. Në postimet e saj, ajo nuk ngurron që të shprehë publikisht dashurinë ndaj partnerit të saj.

E një gjë të tillë ka bërë edhe së fundmi, ku për ndjekësit e saj ka zbuluar se sytë kanë qenë ato që e bëtë që të dashurohej me Stresin.

“E mbaj mend ditën kur u çmenda pas syve të tu. Më kalove në lagje aq afër saqë për herë të parë të pashë sytë dhe u habita. Më përshëndete dhe të përshëndeta dhe më pas kur u ktheva në shtëpi, i thashë motrës: Wow çfarë sysh që kishte Stresi! Gjithë ditën më ngeli mendja tek to… Dhe ja ku jemi 4 vite më pas dhe ato sytë e tu vazhdojnë të më çmendin si ditën e parë që i pashë dhe e kuptova që të doja. Ai është praktikisht burri më i bukur që kam parë në jetën time”, shkruan Keisi krahas fotos që shfaqet së bashku me reperin.

Ky i fundit ndodhet në burg që në tetor të vitit të kaluar, pasi akuzohet se është pjesë e një grupi kriminal në Tiranë dhe merrej me shitjen e narkotikëve.

Por pavarësisht kësaj dhe distancës, Stresi dhe Keisi kanë treguar se qëndrojnë gjithmonë pranë njëri-tjetrit.

Image

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here