Aktorja britanike, Keira Knightley, ka deklaruar se ka vendosur që të mos luajë në filmat që bëhen hit, sepse me rolet e tilla ka tërhequr vëmendje negative të kritikëve dhe paparacive.

Filmi “Pirates of the Caribbean” e bëri 27-vjeçaren jashtëzakonisht të famshme, megjithatë ajo ka vendosur t’u japë rëndësi projekteve më të vogla.

“Arrini në një pikë kur pyeteni se cili film do t’u lejojë që të bëni jetë normale. Filmat e profilit të lartë e bëjnë jetën të vështirë”.

“Unë i dua filmat që shiten shumë, por nuk jam e gatshme të jetoj me gjithë atë që vjen nga ata filma”, ka qartësuar Knightley për revistën Empire.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here