Keira Knightley gjithmonë rrezikon kur zgjedh rolet që do të interpretojë në filmat e saj. “Kur vendos për të marrë përsipër një rol është njësoj si të hedhësh monedhën.

Ke 50% mundësi për të korrur sukses dhe 50% për të dështuar”, shprehet protagonistja e sagës Piratët e Karaibeve.Knightley nënvizon se fakti që ajo bën një punë që i pëlqen njerëzve është diçka e mrekullueshme.

Gjithsesi, aktorja britanike shton se për tu bërë aktore e mirë duhet të jesh e fortë ndaj kritikave: “Ka shumë gjëra që thuhen dhe të lëndojnë. Më e mira në këto raste është që mos të marrësh gjithçka për bazë dhe të qeshësh me ato çfarë lexon.”/tch/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here