Knightley ka treguar se i është dashur të pijë vodka për të qenë në gjendje që të xhirojë skenat nga filmi “A Dangerous Method”, në të cilin luan rolin e një të varure nga seksi, një mazohisteje.

“Kemi xhiruar një skenë, më së shumti dy. Është dashur të pi pakëz vodka që të qetësoja nervat”.

“Më pas, kemi pirë edhe shampanjë, më duhet ta pranoj se vodka dhe shampanja janë kombinim vërtet i mirë”, ka thënë aktorja për revistën Culture.

Për të xhiruar skenat erotike, Keira është rrahur me rrip lëkure derisa ka qëndruar e shtrirë e zhveshur në krevat.

Filmi në fjalë flet për dy psikoanalistët e famshëm, Carl Jung dhe Sigmund Freud.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here