Aktorja Keira Knightley ka zbuluar se më në fund ka mësuar se si të kapërcej drojën, e cila e ka penguar shpesh gjatë xhirimeve të filmave. Ajo, siç thotë, tani është shumë më e relaksuar dhe e gatshme për rolet e ardhshme.

“Kam zbuluar se shumë nga problemet e mia në xhirime janë të lidhura me drojën. Tani e kam shumë më të lehtë, madje edhe nëse trembem dhe ngrihem, unë e di se si të sillem me atë” tha Keira Knightley për “Daily Mail”.

Aktorja së fundi ka mbaruar me xhirimet në filmin e Anna Kareninas, premiera e të cilës pritet të jepet më shtatë shtator të këtij viti.

Por, aktorja 26-vjeçare thotë se skenat e seksit mbeten një tabu për të, aq sa donte të refuzonte filmin e “Kronenberg” pasi lexoi në skenar skenat e seksit sidomos që duhet të interpretonte.

Gjatë xhirimeve të filmit, Keira tregon se ka arritur të kërcënojë partnerin e saj aktorin Micheal Fassbender:”Dëgjomë mirë, jashtë ka një truprojë dhe nëse më prek qoftë dhe me një gisht dhe i them që të të thyejë këmbët” ka thënë ajo

Ndërsa aktualisht është duke xhiruar një dramë muzikore, “Can a Song Save Your Life?”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here