Pasi në festivalin e filmit në Venecia, George Clooney ishte paraqitur pa të dashurën e tij të re, ishte spekuluar se lidhja e tyre ka marrë fund.

Pasi Stacy Keibler nuk ishte pranë tij në këtë festival, mediet kanë shkruar se romanca e tyre ka përfunduar, por miqtë e tyre e demantojnë këtë, duket thënë se lidhja e tyre po lulëzon.

Sipas një burimi të paemëruar, çifti i cili lidhjen e ka filluar këtë verë, po kënaqet në dashurinë e tyre.

Stacy, ish-garuese në “Dancing with stars” dhe një ish-mundëse, këtyre ditëve ka pozuar në kostume të larjes në Los Anxhelos, ndërsa në pyetjet e gazetarëve rreth George-it, ajo nuk është përgjigjur.

“Njerëzit që më njohin e dinë se unë mund të përshtatem në çfarëdo situate. Mund të përgatitem për mbrëmje me shoqe, por gjithashtu edhe të pi birrë me djem. Gjithmonë jam e lumtur”, ishin fjalët e saj.

Por një shoqe e saj thotë se ajo është e çmendur pas aktorit dhe mezi pret që të jetë në shoqërinë e tij, sa herë që këtë ia mundëson koha. “Ajo çmendet pas tij. Është e dashuruar marrëzisht në të dhe lidhja e tyre po bëhet gjithnjë e më serioze”, ka thënë ky burim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here