Aktorja Diane Keaton ka treguar se në të kaluarën është frikësuar nga legjenda hollivudiane, Robert De Niro.

Në një intervistë për revistën Vanity Fair, 66-vjeçarja ka thënë se kur ka bashkëpunuar për herë të parë me aktorin para shumë vitesh, ishte frikësuar nga prania e tij.

“Zotëri Robert De Niro. O Zot. Legjendë dhe njeri shumë i këndshëm. Është shumë i përzemërt. Dhe shumë i qetë. E dua vërtet. Dhe e di se ai e do shumë familjen e tij. Por, nëse nuk e njihni mirë, nuk mund të thoni diçka të tillë”.

“Para shumë vitesh kam bashkëpunuar me të në filmin ‘Marvin’s Room’. Asokohe, ai ishte producent i filmit. Nuk e kam njohur dhe më duhet të pranoj se ishte shumë i frikshëm. Por gjërat ndryshojnë”, ka theksuar Keaton.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here