Aktori Keanu Reeves beson se teknologjia 3D mund të rezultojë e dëmshme për industrinë filmike, ndërsa si një shembull më të freskët e ka marrë filmin“Clash of the Titans”.

Teknologjia 3D kohët e fundit është përhapur shumë në bërjen e filmave, mirëpo ylli i “Matrix” vlerëson se ka raste kur kjo teknologji është e papëlqyer.

“Kemi parë disa shembuj ku aspekti 3D i filmit nuk ka dalë në mënyrën se si është planifikuar”.

“‘Clash of the Titans’ është një shembull për të mos e bërë atë. Ishte e nxituar. Jam i sigurt se filmbërësit kanë qenë të frustruar nga filmi”, ka thënë Reeves për revistën Empire.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here