Keanu Reeves kthehet si vrasës në “John Wick 2”Keanu Reeves do t’u kthehet ekraneve të mëdha për të përsëritur rolin e tij në vazhdimin e dytë të filmit, “John Wick”.

Regjisorët Chad Stahelski dhe David Laitch do të punojnë në vazhdimit e trilerit-aksion që për herë të parë u xhirua në vitin 2014.

Kompania Lionsgate do të merret me distribuimin, ndërsa xhirimi i filmit të dytë vjen pas kritikave të mira dhe fansave të shumtë.

Në filmin “John Wick”, Reeves ka luajtur rolin e një vrasësi hakmarrës kundër mafisë ruse, të cilët ia vrasin qenin.
Filmi me buxhet të vogël, përfitoi mbi 78 milionë euro dhe mori kritika shumë të mira.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here