Albatrit Muçiqi ka qenë i ftuar në programin “Pro Shqip” në Top Kosova Radio, ku ka folur për herë të parë në këtë program pas lansimit të një balade të bukur me titull “Sa vite”.

Ndërsa artisti ka treguar se ka marrë kritika pozitive për këtë këngë të re, edhe nga miqtë e tij artistë.

Ndërsa kur ne e kemi ngacmuar në pyetjet tona “Mix-Max”, se kë do ta priste shumë vite, ai ka treguar se këngëtaret, si: Rihana dhe Bejonse vetëm e vetëm të bënte një bashkëpunim me to, do t’i priste shumë vite.

Këngëtari njëkohësisht ka treguar se në fillimin e vitit që vjen do ta ketë gati albumin, i cili është duke u përgatitur i tëri nga producenti i tij, Flori Mumajesi, ndërsa për festat e fundvitit do të jetë duke kënduar në Zvicër, së bashku me Elvana Gjatën. M. GJ.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here