Katy Perry sërish me John Mayer?! John Mayer dhe Katy Perry thuhet se janë parë dorë për dore në publik gjatë kësaj fundjave. Ata ishin të ftuar në dasmën e aktores dhe mikes së tyre, Allison Williams, e cila u martua me sipërmarrësin e teknologjisë Ricky Van Veen në Wyoming.

Ata ishin të pranishëm në dasem dhe duke parë sjelljen e tyre, të linin të dyshonin se ‘me patjetër janë përsëri së bashku’. Sipas një burimi të revistës “People”, dy artistet dukeshin shume të lumtur, pasi u ulën ngjitur njeri-tjetrit gjatë ceremonisë së martesës.

Kujtojmë se romanca e tyre ka filluar që në vitin 2012, duke qenë on/off në shumicën e kohës. Të shohim nëse kësaj rradhe do e marrin seriozisht lidhjen!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here