Katy Perry, e cila dhjetorin e kaluar u nda nga Russell Brand pas 14 muajsh martesë, raportohet se është sërish e vetmuar.

Këngëtarja është ndarë nga i dashuri i saj i fundit, rokeri i grupit “Flurence and The Machine”, Rob Ackroyd.

Dyshja kanë vendosur të ecin rrugëve të ndara, pasi Perry mendon se angazhimet e tyre në profesion e bëjnë të vështirë që ata të shihen rregullisht me njëri-tjetrin.

“Gjëja kryesore e cila ka çuar te ndarja me Russell ishte kalimi i pjesës më të madhe të martesës së saj në turne dhe ajo ka thënë se lidhja me Rob ka qenë sikur të ishte sërish me Russell”.

“Është për të ardhur keq pasi të dy e pëlqenin njëri-tjetrin, por Katy dëshiron të jetë në gjendje të ketë lidhje me dikë me të cilin nuk duhet vazhdimisht të jenë në vende me zonë të ndryshme kohore”, ka thënë burimi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here