Katy Perry thuhet të ketë harruar tashmë ndarjen e spekuluar nga John Mayer, pasi është parë duke u kënaqur me jetën e natës me miqt e saj në Los Angeles.

Krijuesja e hitit “I Kissed a Girl”, raportohej se është ndarë edhe nga Mayer pas një romance të shkurtër. Sidoqoftë, këngëtarja u shfaq në një club nate në Los Angeles me një grup të shoqeve, për të vënë dramën e krijuar së fundmi prapa saj dhe t’i ndalë spekulimet.

“Ajo po bënte foto me shoqet e saj. Ajo është shfaqur mjaft mirë dhe e lumtur. Ajo qëndroi në pjesën e prapme të clubi, prapa banakut dhe ajo kënaqej me shoqet. Katy u largua pas dy orësh”, ka thënë një burim i mediave amerikane.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here