Edhe pse sot është e kënaqur me pamjen dhe linjat e saja, të cilat edhe më shumë e zbukurojnë, këngëtarja e mirënjohur Katy Perry e zbuloi se më parë ka qenë shumë e pakënaqur me pamjen.

Kështu bukuroshja Katy Perry e pranoi në intervistën për revistën “Elle” se gjinjtë i ishin rritur shumë herët dhe se nuk e ka ditur se çka të bëjë me ta, duke e pranuar se ka veshur gjimbajtës të caktuar të cilët në “mënyrë optike” ia zvogëlonin gjinjtë.

Këngëtarja 26-vjeçare thotë që si adoleshente ka dashtë të duket sikur supermodelet, ndërsa idhull e ka pasur Kate Moss-in. Por, megjithatë ajo sot është e stërkënaqur me linjat dhe pamjen dhe e zbuloi se bashkëshorti i saj Russell Brand thjesht e adhuron kështu si duket.

Në intervistën e njëjtë Katy e potencoi se ajo dhe bashkëshorti janë dashuruar aq shpejtë dhe se kurrë nuk mërzitet me të. Këngëtarja e zbuloi edhe se së shpejti planifikojnë që ta zgjerojnë familjen.

“Dëshirojmë të kemi fëmijë, dhe edhe pse disa njerëz hezitojnë të flasin për këtë gjë, pasi që ju duket gjë ‘e vështirë’ dhe pengesë, unë nuk e kam problem me këtë dhe nuk mendojë që fëmijët do të ma shkatërrojnë karrierën, por thjeshtë dëshirojë ta jetojë jetën e mbushur dhe të plotë”, tha Perry.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here