Këngëtarja Katy Perry dëshiron ta provojë veten edhe në aktrim.

27-vjeçarja synon të ndjekë hapat e ish-burrit të saj dhe të paraqitet në ekran duke portretizuar karaktere të ndryshme.

Krijuesja e hitit “California Gurls” është duke marrë mësime për aktrim dhe shpreson të sigurojë rol në një serial.

“Pavarësisht suksesit të saj në muzikë, ajo e di se karriera në këtë fushë nuk do të zgjatë përgjithmonë. Dhe siç e kuptoi me Russell, e gjithë koha e harxhuar në turne nuk është gjë e mirë për ta ruajtur lidhjen. Ajo pëlqen të luajë në një serial”, ka thënë një burim i afërt i këngëtares për Daily Star.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here