Spekulohet se ylli i muzikës pop, Katy Perry, ka ikur në një udhëtim romantik në Tajlandë me komikun britanik Russell Brand.
Është thënë se dyshja ka filluar lidhjen muajin e kaluar gjatë ceremonisë MTV Video Music Awards në New York, ndërsa tani “The Sun” shkruan se lidhja e tyre ka vazhduar.
Një burim ka thënë se Brand e ka admiruar këngëtarja amerikane Katy Perry, qe një kohë të gjatë, ndërsa kjo e fundit edhe pse e njeh reputacionin e tij prej donzhuani, nuk ka mundur t’i rezistojë.