KatyKëngëtarja e njohur botërore Katy Parry është shquar gjithmonë për këngët e veçanta dhe vokalin e saj.

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar këngën e saj më të re “Chained To The Rhythm”.

Një këngë e stilit dance siç di vetëm ajo ta sjell, fitoi menjëherë simpatinë e publikut, që në momentin e parë që u publikua në YouTube.

Kënga është punuar nga kolegia e saj Sia, dhe kantautori Max Martin, gjersa këtë radhë ajo ka vendosur që të vijë në bashkëpunim me Skip Marley.

“Chained To The Rhythm” është publikuar në Youtube me një klip mjaft të veçantë, i cili shoqërohet me vargjete këngës.

Ky projekt, është paralajmërimi i këngëtares për albumin e radhës. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here