Katrina Bowden ka mundur Kim Kardashianin në garën që u votua nga lexuesit online të revistës amerikane Esquire.

Më shumë se dy milonë vota u mblodhën për Katrinën dhe ajo është befasuar që fitoi.Ajo tha: “Isha në garë kundër Kim Kardashian.

Po ua them kështu, nëse dikush përmend emrin tim dhe atë të Megan Fox, të gjithë e njohin atë ndërsa mua më njohin një përqindje e vogël, por me sa duket fansat e filmit “30 Rock” janë çmendur fare”.

Katrina ka marrë këtë titull nga Brooklyn Decker e cila kishte fituar vitin e kaluar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here