Duket se Katie Holmes mund të jetë në ‘dietën e divorcit’. Aktorja 33-vjecare u fotografua me Surin në New York, pas kthimit të 6-vjecares nga pushimet me të atin në Florida.

Nënë e bijë vizituan një muzeum dhe më pas të dyja u ulën të shijonin ushqime të thata…në fakt vetëm Suri sepse Katie nuk futi gjë në gojë.

Katie mbante ushqimin në dorë dhe herë pas herë Suri afrohej për të ngrënë diçka, kurse aktorja mesa duket është në dietë.

E vogla Suri dukej shumë e lumtur pranë nënës së saj, pasi kaloi disa ditë me babanë Tom Cruise në Florida, ku qëndroi për një natë në Kështjellën e Hirushes.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here