Ndarja nga bashkëshorti i saj, Tom Cruise me sa duket, e mori për mirë aktoren 33-vjeçare Katie Holmes. Ajo deri dje qëndronte nën hijen e Cruise por tashmë po fillon të kujdeset më shumë për karrierën e saj.

Bukuroshja Holmes sapo ka nënshkruar një kontratë me një kompani të njohur të fushës së kozmetikës. E kemi fjalën për markën BobbiBrown, ndërsa kontrata e firmosur kap një shifër marramendëse. Po, është plot 3 milion dollarë!

Katie sigurisht që do të jetë e entuziazmuar për paratë, por edhe kreu i kompanisë me aktivitet plot 21 vjet në fushën e kozmetikës, është entuziazmuar, pasi siç u shpreh edhe vetë “kemi gjetur fytyrën ideale”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here