Pas divorcit nga Tom Cruise aktorja Katie Holmes ka vendosur të rimarrë në dorë jetën e saj.

Shopping i shfrenuar në New York për të rinovuar look-un e saj dhe për të treguar se përveçse është një femër e bukur është edhe e sigurt në vetvete.

Katie ka shpenzuar plot 15 mijë dollarë për rroba intime, ndërsa më pas u ndal në një dyqan këpucësh.

Pas 5 vitesh martesë dhe një vajze 6 vjeçare, Holmes i dedikohet shopinng-ut për të shkarkuar tensionin dhe stresin e mbledhur gjatë kësaj periudhe.

Më tej mësohet se Holmes ka blerë edhe 15 palë këpucë të gjitha të Christian Louboutin, ndërsa në vijim u ndalua te Barneys në New York për të blerë rroba.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here