Katherine Heigl dëshiron të kthehet në rolin e saj ‘shpërthyes’ në serialin “Grey’s Anatomy”, pas më shumë se dy vjet që u largua nga seriali televiziv.

Aktorja u bë e njohur me rolin e popullarizuar të Dr. Izzie Stevens në dramën mjekësore, të cilin e luajti për gjashtë vite të tëra.

Ajo u largua kah fundi i vitit 2009, si pasojë e sukseseve në filma, ndërsa u spekulua për disa mosmarrëveshje me bashkaktorët dhe producentët.

Ndërsa tani, Heigl ka deklaruar për E! Online se u ka thënë producentëve të serialit se është e gatshme që të kthehet.

“Dua shumë që të shoh se ku është ajo (karakteri). Dua të di se çfarë i ka ndodhur asaj, dhe ku ka shkuar, dhe çfarë po bën tash”, ka thënë aktorja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here