Katherine Heigl adopton fëmijëSi duket Angelian Jolie është bërë shembull për shumë prindër.

Çifti i ri, aktorja Katherine Heigl dhe burri i saj Josh Kelley planifikojnë të adoptojnë një fëmijë korean. E vogla Naleigh është vetëm 10 muajshe dhe do të jetë fëmija i parë i çiftit.

Katherine tha: “Naleigh u lind në nëntor, një ditë para ditëlindjes sime, dhe kjo gjë më shtyri të mendoja se ishte një lloj shenje.

Mendova se tani do të festoja ditëlindjen time edhe për shumë vjet.

Ajo është një bebe me nevoja të veçanta, prandaj e gjitha shkoi shumë shpejt. Ata dëshiruan që ajo të jetë me ne sa më shpejt”.

Ylli i “27 Dresses” gjithashtu ka rrëfyer se motra e saj Meg kishte origjinë koreane duke thënë: “Motra ime është koreane. Prindërit e mi e adoptuan atë, dhe gjithmonë e kam ditur se kjo është diçka që dua ta bëj edhe unë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here