E pabesueshme, Celine Dion, Ryan Gosling, Justin Bieber dhe Avril Lavigne janë kushërinj të largët. Dhe gjithë kjo ka ndodhur shkaku i një dashurie në shikim të parë të dy francezëve.
Një ueb-faqe që merret me gjenealogjinë ka publikuar rezultatet e një studimi te çuditshme. Sipas kërkuesve te Ancestry.com, Celine Dion, Ryan Gosling, Justin Bieber dhe Avril Lavigne janë kushërinj te largët.
“Çka është gjeniale me historitë e familjeve është se asnjëherë nuk e dimë se ku do mbërrijmë ne fund. Kjo ishte një surprize e këndshme për te gjithë” thotë njeri prej kërkuesve.
Ja cila është historia qe i lidh katër yjet. Gjithçka fillon ne vitin 1600 kur Mathurin Roy mbërrin ne Quebec dhe bie ne dashuri me Marguerite Bire-in.
Ata martohen, lindin fëmijë, fëmijët lindin fëmijë qe edhe ata bëjnë fëmijë, e kështu me radhe. Ne pemën e madhe gjenealogjike te Mathurin-it dhe Marguerite-s janë gjetur edhe Justin-i, Celine-a, Ryan-i dhe Avril-a. Duke qenë se për disa muaj vijnë Krishtlindjet dhe Viti i Ri pse të mos bashkohet ata dhe të festojnë si një familje e madhe?