Kate Winslet (Rose) dhe Leonardo di Caprios (Jack), në bashin e Titankut është shndërruar në një prej figurave ikonike të Hollivudit.

15 vjet pas xhirimeve të filmit, në vitin 1997, Kate do të rikthehet përsëri në anijen më të famshme në botë, por këtë herë me të vërtetë.

Një ndër njerëzit e shumtë që adhurojnë aktoren, është një miliarder i quajtur Richard Branson, i cili ka ofruar të paguajë një nëndetëse për të dërguar Ëinslet deri në thellësinë mbi 3 mijë metra të Oqeanit Atlantik.

Pronari i rrjetit “Virgin”, Branson deklaroi: “E kam shumë seriozisht dhe kam ftuar Kate që të më shoqërojë në këtë udhëtim. A nuk do të ishte diçka e mrekullueshme që të dërgoje yllin e Titankut në anijen e vërtetë. Jam i sigurt që ajo nuk do ta humbë këtë rast”.

Bileta deri në thellësitë ku prehet anija legjendare, do të kushtojë 38 mijë stërlina për person.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here