Winslet është cilësuar trupi me i famshëm të cilin do të dëshironin ta kishin shumica e femrave në Britaninë e Madhe.

Aktorja e filmit “Revolutionary Road” mposhti Kelly Brookun dhe aktoren Halle Berry, të cilat u renditën në pozitën e dytë, respektivisht të tretë, në sondazhin realizuar nga kompania e ushqimeve dietale Slimming World.

Këngëtarja e grupit “Girls Aloud” dhe vlerësuese në shoun “The X Factor”, Cheryl Cole është renditur e katërta, derisa Beyonce ka mbyllur top pesëshen.

Në mesin e yjeve të cilat kanë trup të dëshiruar për femrat britanike janë edhe Lily Allen, Sienna Miller dhe Kate Moss.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here