Kate Upton s’mban dieta rigorozeModelja e mirënjohur, Kate Upton, dëshiron të merret seriozisht si një aktore. Ylli i revistës “Sports Illustrated” më tutje dëshiron të fokusohet në karrierën e aktrimit dhe do që të njihet më shumë sesa vetëm një modele. Upton kohë më parë ka deklaruar se nuk mban dieta rigoroze për të pasur trupin vital.

“Trupi im është diçka për të cilin duhet të punosh shumë dhe të hash ushqim të shëndetshëm, por unë nuk marrë drogë dhe nuk mbaj dieta për të pasur një trup vital.

Dua të kënaqem me jetën dhe unë nuk mund ta shijoj jetën nëse nuk ha”, ka thënë ajo. Edhe pse ajo është e kënaqur me trupin e saj, biondja e bukur e pranon se e ka pasur të vështirë kur disa kompani vite më parë e kanë quajtur trashaluqe.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here