Supermodelja Kate Moss, vizita e saj e fundit në Francë i ka lënë një shije të hidhur në gojë. Supermodelja 38-vjeçare ka përjetuar shok, kur ajo u zgjua në hotelin Ritz të Parisit dhe e kuptoi se nuk mund të lëvizë dorën e saj të djathtë.

Për fat të mirë, kjo ishte vetëm paralizë e përkohshme e shkaktuar nga çrregullimi në sistemin e saj nervor.

Kate, pas kthimit në Britani të Madhe ka kërkuar edhe një mendim tjetër mjekësor në mënyrë që të jetë e sigurt se çfarë po ndodh me shëndetin e saj. Miqve të saj modelja iu ankua se aktualisht nuk është në gjendje të bëjë asgjë me dorën e saj dhe për shërim mund të duhen disa muaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here