Duket se ky vit ka qenë i suksesshëm për modelen, Kate Moss.

Përveç firmës Salvatore Ferragamo ajo do të jetë imazhi i një tjetër firme të njohur italiane, dhe këtë herë e Liu Jo, për koleksionin vjeshtë-dimër 2012-2013.

Bukuroshja ka realizuar një set të mrekullueshëm fotografaish, ku duket shumë bukur me rrobat e mëndafshta apo edhe më sportive të Liu Jo.

Moss ka reklamuar gjithashtu çantat dhe këpucët e kësaj firme. Supermodelja ka preferuar gjithashtu të bëjë edhe një tualet shumë natyral, që përshtatet me veshjet e Liu Jo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here