Princi Harry dhe Kate Middleton janë bërë miq të mirë dhe kur William ndodhet jashtë shtetit për punë, ata kalojnë shumë kohë bashkë. 

Mbreti i ardhshëm duket i lumtur për miqësinë e tyre, por nuk i pëlqejnë shumë shakatë dhe batutat e tyre. Një burim ka pohuar për revistën “Grazia” se Middleton dhe princi Harry i kanë ngjitur Williamit nofkën “Burger King”, duke iu referuar shtimit të tij në peshë.

“William është shumë i lumtur që e shoqja dhe i vëllai, Harry, janë shumë miq. Por ajo që nuk i pëlqen është dëshira e tyre për ta vënë në lojë. Megjithatë kur ata janë të tre bashkë, nuk është e rrallë ti shohësh duke qeshur dhe argëtuar”, ka thënë burimi.

Mbreti i ardhshëm i Anglisë dhe dukesha Middleton kanë qëndruar në shtëpinë e Harry, në Kensington, gjatë rikonstruksionit të apartamentit të tyre. Gjatë kësaj kohe Middleton i ka ofruar disa leksione gatimi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here