Sipas medieve britanike, dukesha e Cambridget dhe gruaja e princit William, Kate Middleton, është shtatzënë. Ky lajm akoma nuk është konfirmuar, por as demantuar.

Familja mbretërore ka frikë se mos mbetet pa trashëgimtar, edhe pse çifti i ri është para të tridhjetave, ndërsa princi ka edhe vëllanë më të ri, Harry, i cili ende nuk është martuar.

Megjithatë, shqetësimi i publikut britanik ka çuar që edhe një përfaqësues në Dhomën e Lordëve të deklarojë këtë javë: “Kate dhe William janë të martuar për më shumë se një muaj, dhe janë afër të tridhjetave. Kështu, që ora e tyre biologjike po troket”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here