Sipas revistës “Marie Claire”, Kate Middleton është shtatzënë me Prince William.

Lajmi u zbulua në publik nga politikania, Claire Perry, gjersa ajo ka mbajtur një fjalim në shkollën që ka ndjekur dukesha, Kate “Unë mendoj se Kate Middleton është shtatzënë dhe kjo do të ishte mirë për ekonominë tonë”, tha Claire.

Megjithatë, lajmi nuk është konfirmuar dhe shumëkush beson se Claire e ka dhënë këtë deklaratë pasi ajo dëshiron që mediat paksa të shkruajnë për të. “Përveç nëse nuk ka vizituar të njëjtin gjinekolog si Kate, unë mendoj se pak ka gjasa që Perry të di diçka në lidhje me këtë”, komentoi historiani mbretëror, Hugo Vickers.

Më vonë edhe Ingrid Stewart, e cila punon ngushtë me familjen mbretërore, tha se ishte mjaft e pabesueshme që Kate të jetë shtatzënë këtë vit, pasi që Kate dhe William këtë vit kalendarik e kanë të mbushur me detyrime deri në vitin 2013. “Kur të ndodhë kjo, do të ishte sekreti më mirë i ruajtur i të gjitha kohërave. Nuk ka asnjë mundësi që njerëzit ta kuptojnë para se të arrijë koha e duhur”, tha Ingrid.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here