Kate Middleton rrezikon kurorën dhe mundësinë për t’u bërë mbretëreshë. Kate Middleton duhet të heqë dorë nga kurora. Dhe e gjitha për faj të fotove lakuriq që u botuan në media.

Duket se Kate duhet të paguajë shumë shtrenjtë dëshirën e saj për të marrë rreze dielli në mënyrë të lirë përkrah burrit të saj brenda në vilë.Sipas burimeve të familjes mbretërore duket që për faj të atij gabimi dukesha duhet të heqë dorë nga froni për t’u bërë mbretëreshë.

Edhe pse familja mbretërore e fitoi gjyqin kundër revistës franceze “Closer” që ishte e para që botoi fotot lakuriq të dukeshës përsëri imazhi lakuriq i “mbretëreshës së ardhshme” do të jetë në mendjen e anglezëve. Por duket se nuk mbaron me kaq.

Qarkullojnë fjalë se mediat kanë në duar edhe 270 foto të tjera të dukeshës lakuriq për të mos përmendur dhe lajmin që u përfol se ekzistonin dhe foto lakuriq të princit William

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here