Kate Middleton ka hedhur poshtë mundësinë të cilën shumë yje e ëndërrojnë.  Anna Wintour i ka kërkuar dukeshës së re të paraqitet në ballinën e revistës “Vogue” si një ikonë e modës, por Dukesha e Britanisë së Madhe e ka refuzuar këtë ofertë.

Arsyeja duket se është tek mosmiratimi i Mbretëreshës Elizabeth, e cila nuk ishte e impresionuar tepër nga oferta e Anna Wintour. “William dhe Kate mendonin se do të ishte keq që Dukesha të ndërtoj reputacionin e saj si një ikonë e modës.

Kjo nuk është mënyra më e mirë që ata të punojnë dhe të kuptojnë detyrat mbretërore të tyre” tha një punonjës i pallatit mbretërore për “E!News”

Anna Wintour thuhet se kishte punësuar fotografin Mario Testino, i cili ka punuar portretet e William dhe Kate, derisa ata ishin vetëm në një lidhje, por kjo nuk i ka ndihmuar Annas që Kate të pranoj ofertën e revistës amerikane.

“Kate është e vetëdijshme se Mbretëresha nuk do të jetë e lumtur me idenë e të botuarit në ‘Vogue’. Ajo nuk do të jetë e kënaqur, dhe Shkëlqesia e Saj është një artiste e vërtetë në bindjen e njerëzve që të bëjnë atë se çfarë dëshiron ajo,” tha burimi

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here