Kate Middleton paguan mbi 9 mijë euro një natë në spitalPër dukeshën Kate Middleton, e cila është në prag të sjelljes në jetë të fëmijës së saj, është rezervuar një dhomë ëndrrash e gjitha tepër luksoze, në spitalin privat St. Mary’s Hospital.

Dukesha e Kembrixhit sot ë sjellë në jetë fëmijën e dytë mbretëror, në të njëjtën mënyrë siç ndodhi me lindjen e princit të vogël George.

Bëhet fjalë për një trajtim me të vërtetë luksoz. Middleton do të paguajë rreth 9.200 euro në natë, vetëm për krevatin ku ajo do të flejë dhe shërbimet që do t’i ofrohen.

Ai që ka dhënë këtë lajmërim është Georgie McGrath, për US Weekly, ku shprehet se dukesha është një femër që ka lindur dy herë në këtë klinikë vip.

“Sapo mbërrin të sistemojnë në një dhomë. Dyshemeja është e mbuluar me tapet, ka dollap në mur, televizor, tualet personal, një frigorifer i vogël dhe detaje të tjera. Çdo ditë të sjellin një meny për ushqimin dhe nuk është një meny e thjeshtë.

Bëhet fjalë për një meny të mirë, me ushqim të shijshëm të përgatitur nga një shef. Është një vend shumë i sigurt. Në derë ndodhet një agjent i sigurisë dhe askush nuk mund të hyjë nëse emri i tij nuk është në një listë specifike”, ka thënë Georgie.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here