Dukesha e Kembrixhit dukej e veshur në mënyrë të përkryer ndërsa mbërriti në një qendër fëmijësh në Kennington, Londër këtë mëngjes.

37-vjeçarja Kate Middleton kombinoi këmishën e saj të shtrenjtë me një palë pantallona shumë më të lirë në çmim. Këmisha në ngjyrë lejla e markës Gucci kushton 790 paundë është kombinuar me një palë pantallona me bel të lartë nga Jigsaw që kushtojnë 130 paundë e që Kate i ka veshur edhe më herët në dhjetor.

Kjo veshje është një kombinim i guximshëm mode për një dukeshën, e cila është fanatike dhe besnike e fustaneve të gjata deri te gjuri në daljet e saj në publik.

Nëna e tre fëmijëve dukej në humor shumë të mirë ndërsa ndante një bisedë me stafin e qendrës për të mësuar më shumë për shërbimet që ofrohen aty.


PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here