Dukesha e Kembrixhit për të festuar Jubileun e Diamant të Mbretëreshës, Elizabeth II. zgjodhi një fustan që ka tërhequr vëmendjen më shumë se sa ajo që festonte. E akuzojnë që dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes.

Mbretëresha Elizabetha II (86) feston përvjetorin e 60-të të mbretërimit të saj. Jubileu i saj i diamantë festohet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

E tërë familja mbretërore kishte hipur në anijen Spirit of Chartwell e cila bashkë me 1 000 anije tjera kishte lundruar nëpër lumin Thames. Mbretëresha kishte të veshur një komplet të bardhë dhe kapelë, ndërsa dukesha e Kembrixhit zgjodhi një fustan të ndritshëm ngjyrë të kuqe dhe një kapelë që i përshtatej ngjyrave të këpucëve me take të larta. Ajo dukej entuziaste dhe ka tërhequr vëmendjen derisa ka hipur në anije.

Mediat britanike, por edhe publiku, kanë akuzuar Catherine (30) se po e tepron dhe po e lë nën hije yllin e vërtetë, Mbretëreshën Elizabetha II. Fustanin e Alexander McQueen që kishte zgjedhur për këtë rast Dukesha, përpara e ka veshur starleti Kim Kardashian dhe Tulisa Contostavlos. Këtë dështim të modës së Kate, nuk mundën t’ia falin as shumë kritikë. Ata mendojnë se ajo vetëm dëshiron vëmendje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here