Muajt e fundit kanë s Sjellë shumë hite ritmike që i shkojnë për shtati motit të nxehtë, pjesa më e madhe e të cilave kanë qenë bashkëpunime.

Shpesh kemi parë edhe bashkëpunime në mes të artistëve nga Kosova dhe atyre nga Shqipëria, dhe kjo po vazhdon edhe më tej.

Ditë më parë këngëtari nga Shqipëria, Kastro Zizo, lansoi edhe remiksin e këngës
“Gjinkalla”, kësaj here në bashkëpunim me këngëtarin nga Kosova, Blero. Këngës “Gjinkalla” i është bërë edhe videoklipi nga produksioni “Pulla” dhe së shpejti pritet të dominojë televizionet muzikore shqiptare.

Kastro në një intervistë për “KosovaPress” po ashtu ka zbuluar se ai është në përfundim të albumit të katërt, ku pritet të ketë edhe shumë bashkëpunime të tjera.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here