Kastro Zizo, pasi ka kaluar disa muaj shumë intenziv me punë, ka publikuar videoklipin e tij më të ri, të këngës së titulluar “Pa lule”.

Kënga që i përket rrymës pop-rock, realizuar në bashkëpunim me “Young Zerka”, sipas pritjeve të vetë këngëtarit, “do të jetë një sukses i vërtetë!”

Videoklipi është punuar nga “Pro Video”, ndërsa muzika, teksti dhe orkestrimi janë realizim i vetë Klevis Begës.

Përndryshe, në aspektin e kinematografisë, filmi i regjisorit të ri, Joni Shanaj, i titulluar “Pharmakon”, ku aktron Kastro Zizo (Klevis Bega) është filmi që prezanton Shqipërinë në çmimet e ardhshme Oscar.
Akademia e çmimeve Oscar do të shpallë kandidatët fitues për kategorinë e filmit të huaj më 10 janar, ndërsa ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet më 24 shkurt 2013

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here