Kastro Zizo, që së fundmi i është përkushtuar kinematografisë, nuk lë anash muzikën që e ka profesion parësor.

Muajt e fundit për të kanë qenë shumë intenziv me punë, ndërsa shumë shpejt Kastro do të sjellë edhe klipin e tij më të ri, një këngë që i përket rrymës pop-rock.

Këngëtari ka bërë të ditur për “Mapo” se aktualisht po xhiron një videoklip: “Kënga del shumë shpejt. Këto ditë do të jetë në tregun tonë muzikor. Është një këngë pop-rock, në bashkëpunim me “Young zerka”. Besoj se do të jetë një sukses i vërtetë!”

Sa i përket jetës se tij private, ai duket se më nuk preferon të flasë. Madje Kastro nuk është përgjigjur as nëse ka qenë në Kosovë për të parë vajzën Nia, pas ndarjes nga Erleta, duke thënë: “Nuk flas më për jetën time personale.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here