Kastro Zizo “ndjek pas” ish-gruan e tij, Erleta HotinJanë bërë hiq më pak se tri vjet qëkur janë ndarë Kastro Zizo dhe Erleta Hoti.

Këngëtari nga Shqipëria dhe prezantuesja nga Kosova i patën dhënë fund lidhjes së tyre në korrik të 2012-ës, vetëm dy muaj pas lindjes së vajzës, Nias, raporton Express i KTV-së.

Me deklarata nga më të ndryshmet, dolën pas ndarjes Kastro Zizo e Erleta dhe kjo pati befasuar të gjithë, aq më tepër kur në publik luanin rolin e çiftit të lumtur, sa ishin bashkë.

Sidoqoftë, çifti vazhdon të jetë i ndarë dhe si rrjedhojë e kësaj nuk janë të pakta statuset thumbuese nga Hoti në rrjete sociale e që shpesh duken se shkojnë në drejtim të ish-burrit të saj.

Kjo të lë përshtypjen se ata vazhdojnë të jenë të “armiqësuar” me njëri-tjetrin, por një veprim i fundit i këngëtarit ka lënë përshtypjen se ka përpjekje nga ana e tij për t’i përmirësuar raportet e tyre.

Kastro ka filluar ta ndjekë ish-gruan e tij në rrjetin social Instagram.

Kështu nuk dihet nëse ka vend për një ribashkim të mundshëm të çiftit, apo vajza e tyre është ajo që po i mban sadopak të lidhur.

Ndryshe, Erleta ka qenë gruaja e dytë e Kastro Zizos.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here