Kantautorja Inida Gjata, e njohur si Zhaku, ka hedhur tashmë në treg albumin e saj, të titulluar “Shakull”.

Përgjatë këtij viti, ajo dhe i dashuri i saj, Kristiani, kanë realizuar këtë album, që është një përmbledhje origjinale këngësh shumë të veçanta, të cilat përmbledhin e përmbajnë rryma të ndryshme.

Gjatë punës, Zhaku duket të ketë hasur në disa vështirësi dhe mosmarrëveshje me kolegët e saj.

Duke folur per mediat shqiptare, Zhaku ka perseritur akuzen ndaj Kastro Zizos, per vjedhjen e dy kengeve te saj.

“Kjo ka ndodhur sepse ashtu ia jep truri Kastro Zizos, por ka qene shume e tmerrshme ne fakt, shume zhgenjyese dhe shume fyese per mua qe nje kenge si “Doruntina dhe Kostandini”, te cilen e kisha krijuar por e kisha regjistruar ne studion e Kastros, befas e pash te konkurronte tek “Kenga Magjike”.

Dhe ishte shume fyese per menyren se si Kastro pastaj reagoi dhe shume e shume te tjera, dhe ne te vertete atij njeriu ia kam vene vizen perfundimisht,” ka sqaruar ajo per TCH.

Zhaku ka shtuar se ka shume tekste te cilat i ka shkruar ajo dhe nuk e kane emrin e saj fare, gje qe ajo e cileson shume fyese.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here