Në një fshehtësi të plotë dhe pa prani mediatike është kurorëzuar çifti i njohur Erleta Hoti dhe Kastro Zizo, duke ndryshuar statusin e tyre edhe në facebook nga (“në një lidhje” në “të martuar”.

Martesa e tyre është bërë në një ceremoni shumë të thjeshtë në prani vetëm të familjarëve, pikërisht për faktin se vajza që është në ardhje duhet të marrë mbiemrin e të atit.

Vajza e veprimtarit të njohur shqiptar Ukshin Hoti i ka dhënë fund beqarisë pasi është martuar me këngëtarin dhe aktorin e njohur Klevis Bega (Kastro Zizo) dhe është në pritje të ardhjes në jetë të vajzës së parë, të cilën do e pagëzojnë me emrin Era.

Ndërkohë, vajza e njohur e ekranit kosovar ka publikuar edhe fotot e para si shtatzënë në muajin e fundit, duke treguar se ka blerë edhe rrobat e reja, pasi për shkak të linjave të trupit nuk ka mundur të veshë asgjë nga ato që ka.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here