Prej disa javësh është shkruar në mediat rozë se këngëtari Kastro Zizo, pas divorcit që ka lënë pas, po prehet në krahët e Erleta Hotit.

Dyshja është fotografuar së bashku edhe në plazhin e Dhërmiut në Shqipëri dhe Kastroja ka qenë i hapur për të folur në lidhje me këtë romancë, që shfaqet hapur çdo ditë gjatë komunikimit virtual në Facebook, ku dy të dashuruarit nuk i kursejnë shprehjet ledhatuese e të ëmbla.

Një prej tyre është kjo shprehje që Erleta i ka drejtuar Kastros: “Sa herë të thërras në emër, po gaboj e po të them zemër!”.

Por, pavarësisht këtyre deklaratave, Erleta, nuk e ka pranuar këtë lidhje me këngëtarin, të paktën jo për mediat kosovare.

“Nuk kam në plan të flas publikisht në lidhje me zërat që thonë se jam e lidhur me Kastron. Përfundimin e kanë nxjerrë gazetat përmes shprehjeve e komunikimeve tona në Facebook”, është shprehur biondina, e cila duket se e jeton në distancë këtë histori. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here