Klevis Bega i njohur me emrin artistik në muzikë, Kastro Zizo apelon: Artistë të ndihmojmë shkodranët e përmbytur”.

Ndërsa Shkodra prej më shumë se jave noton në ujrat e lumit Buna dhe Liqenit që kanë vërshuar me furi jashtë dhe brenda qytetit, i vetmi që është prekur totalisht nga kjo katastrofë, por dhe që e ka bërë publike është Kastro.

Duke përfituar nga rrjeti social Facebook, Zizo i fton miqtë e tij artistë të kontribuojnë dhe të mos mendojnë si të bëjnë para vetëm për vete, por ti kthejnë sytë tek ata që kanë nevojë.

“Nje apel qe i drejtohet te gjithe miqeve dhe shokeve te mi artiste ne vecanti atyre qe merren me muzike!…le te bejme dicka ne ndihme te te gjithe njerezve qe po e gjejne veten ne veshtiresi nga permbytjet ne

Shqiperi…ne ndihme te tyre duhet te jemi se nuk duhet menduar vetem per parane dhe koncertet qe mbajme…ju lutem le te behemi nje force e madhe!”, bën thirrje Kastro. Por, asnjë nga miqtë artistë nuk i është përgjigjur kërkesës së kastros, por fansa të tij e kanë mbështetur iniciativën dhe e tij. (BalkanWeb)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here