Na ndajnë vetëm pak ditë nga premiera në kinematë shqiptare të filmit “Pharmakon”, pikërisht më 11 prill. Filmi do të shfaqet në kinematë e Tiranës dhe interesi i publikut duket se është shumë i lartë.

Një nga protagonistet e këtij filmi është këngëtari i njohur Klevis Bega, ndryshe ne emrin e artit, Kastro Zizo, në një bashkëpunim me aktoren e talentuar Olta Gixhari. Kastro në këtë intervistë tregon për filmin, rolin e tij, por përtej një roli të thjeshtë mbi të gjitha aty trajtohet historia e shumë të rinjve “të humbur”, plot me dilema ekzistencialiste.

“E ndiej shumë në mishin tim, pasi filmi përveç historisë së dashurisë midis dy të rinjve trajton edhe një problem real në shoqërinë tonë. Ajo e shitblerjes së barnave në tregun shqiptar. Aq më tepër që nëna ime e vuan një pasojë të tillë, më bëri më shumë të reflektoj mbi realitetin e hidhur ku jetojmë”, – thotë Kastro gjate intervistës. Ndërkohe në këtë film, i cili është një realizim mjaft i arrirë, kemi edhe skena erotike mes Gixharit e Zizos, për të cilat këngëtari thotë se kanë qenë pjesa më e vështirë e xhirimeve. Filmi trajton tema te forta, si përplasja e brezave, dilema shoqërore dhe ekzistenciale e të rinjve, si dhe biznesi i piste i “bluzave të bardha”. Regjisori i ri Joni Shanaj e jep gjithë këtë tablo të fortë e të hidhur të një realiteti 20-vjeçar shqiptar nëpërmjet historisë se një të riu që punon në një barnatore pranë Kopshtit Zoologjik të Tiranës. Ai aty dashurohet me një vajzë të bukur, e cila bën lojë të dyfishtë mes tij e të atit. Një rol që e luan mjeshtërisht aktorja simpatike, Olta Gixhari.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here