Klevis Bega, i njohur si Kastro Zizo, shpesh herë është keqkuptuar në publik.

Rasti i fundit ishte nata përmbyllëse e “Zonë e Lirë”, ku i ftuar te Arian Çani ai bëri një shfaqje ndryshe kësaj here.

Momenti më kulminant në “Zonë e Lirë” ishte kur pas një kërkese të Çanit, Kastro dhe e ftuara tjetër, gazetarja nga Kosova, Jehona Ferati, u treguan të gatshëm të hidheshin në pishinë me gjithë rroba.

Një sjellje e tillë duket se ka mërzitur të parën Erletën, bashkëshorten e tij të re, nga lidhja me të cilën sapo është baba i një vajze dhe pas kësaj ka ardhur deri tek ndarja e çiftit.
Ndaj, ai i ka shkruar një letër ndjese, drejtuar asaj dhe publikut, ndërsa e cilëson veten “i kryqëzuari”.
“U kërkoj ndjesë princeshave të mia për veprimet jashtë rregullave të sistemit”, transmeton ”Panorama”, te kete shkruar Kastro në letër.

Duke e konsideruar si një pastrim shpirtëror dhe një lutje për harmoni familjare, Kastro flet për të gjithë pasojat e të qenët një personazh televiziv pa tabu:
“Si ndihem?! Të ndihesh hero duke rendur lehtë nëpër rrugët e shkatërruara nga shiu, të ecësh pa fund në kërkim të asaj që të brengos dhe ta ftoh trurin e nxehtë të gatshëm për revulucion, t’i kërkosh ndjesë njeriut dhe njerëzve më të afërt, të luftosh me një dragua të madh që mishin ta ha çdo ditë e nga pak. SISTEMI. Ai që më krijoi dhe luftoi kundër meje për sa frymë kam. Ata që më urrejnë se nuk më prekin dot. Sot…sot, unë quhem kafshë, unë jam i paudhë, unë jam blasfemia e asaj që unë investova në ju. Ju falënderoj që ndihem në kafaz se lirinë e kam blerë. Jo më falni, e kam marrë me qira..dhe e përdor si në kohërat moderne, pak e nga pak në këto kohë krize.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here